Edicioni i dytë i Festivalit të Kompozitorëve Kosovarë vjen këtë nëntor.
Koncerte dhe ngjarje të reja do të ndriçojnë krijimtarinë bashkëkohore, duke e vendosur muzikën vendase në qendër të skenës.
Në kuadër të edicionit të dytë të Festivalit të Kompozitorëve Kosovarë, nata e 10 nëntorit i kushtohet krijimtarisë së kompozitorëve: Rafet Rudi, Dafina Zeqiri Nushi dhe Kushtrim Gashi, të cilët kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë ndikim në zhvillimin dhe pasurimin e muzikës serioze kosovare.
Interpretimi nga Altus NB Quartet (MK) – një ansambël i njohur edhe për interpretime të muzikës bashkëkohore.
DATA:10.11.2025
ORA: 20:00
Lokacioni:: Amfiteatri i Bibliotekes Universitare - Prishtinë
Një mbrëmje e dedikuar krijimtarisë së kompozitorëve të rinj – gjeneratë që po vazhdojnë formësimin e muzikës bashkëkohore.
DATA:12.11.2025
ORA: 20:00
Lokacioni:: Amfiteatri i Bibliotekes Universitare - Prishtinë
Festivali do të përfshijë një koncert të posaçëm për të nderuar dhe shfaqur veprat e kompozitorëve kosovarë me karrierë të njohur ndërkombëtare. Ky koncert do të sjellë në vëmendje kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në historinë e muzikës së vendit.
DATA:22.11.2024
ORA: 20:00
Lokacioni:: Amfiteatri i Bibliotekes Universitare - Prishtinë
Masterklas me kompozitoren prof. Annelies Van Parys Edicioni i Dytë i Festivalit të Kompozitorëve Kosovarë
Kush mund të aplikojë
• Kompozitorë të rinj nga Kosova dhe rajoni (të lindur pas vitit 1990).
• Studentë dhe të diplomuar në drejtimin e kompozimit.
Dokumentet e nevojshme për aplikim
– CV i aplikantit.
– Dy vepra të përzgjedhura (në format PDF dhe Audio të shënuara me titullin dhe vitin e krijimit).
Kushtet e pjesëmarrjes
– Masterklaset do të mbahen në 📍 Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, më datat 🗓 9–11 nëntor 2025.
– Pjesëmarrja në masterklas është e mbuluar nga Festivali i Kompozitorëve Kosovarë.
– Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.
– Kompozitorët e përzgjedhur do të njoftohen përmes email-it.
Afati i aplikimit
📅 Afati i fundit për aplikim: 1 nëntor 2025, ora 23:59
Aplikimet dërgohen në adresën e emailit:
📧 kosovocomposersfest@gmail.com
(me subjekt: Aplikim për Masterklas - Emri dhe mbiemri i aplikantit)